Kreu i Sindikatës së Policisë e demanton zyrtarin e VV-së për rrogën e policit 3 mijë euro

Partitë opozitare kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme sa i përket kushteve në të cilat punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. E gjithë kjo ka ardhur pas ngjarjeve në Veri të vendit.

Ndërkohë duke parë një angazhim të tillë të partive opozitare, zyrtari i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se mbase nuk u janë plotësuar policëve kërkesat 100 %, por megjitahtë shumica e policëve që janë angazhuar në veri të vendit paguhen mbi 2 mijë euro e në disa raste sipas tij 3 mijë euro.

Më pas Azemi e ka edituar statusin e tij, duke shtuar sqarimin se “kjo ndodh sidomos për shkak të orarit të zgjatur”.

Lidhur me këtë dekalrim të zyrtarit të VV-së, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur kreu i Sindikatës së Policisë, Izmi Zeqiri. Ai ka thënë se duhet sqaruar kjo çështje duke treguar se ka pasur polic të cilët kanë punuar nga 24 orë në Veri dhe që me javë s’janë kthyer në shtëpi.

Zeqiri ka thënë se mbase pas pagesës së orëve shtesë për këta polic, ka mundur të shkojë pagesa deri në 2 mijë apo 3 mijë euro.

Ai ka sqaruar se një polic i Kosovës rrogën bazë e ka 619 euro pavarësisht se ku punon, në Veri apo në qendër të Prishtinës.

Zeqiri ka thënë se s’ka pagë të policit 2 mijë apo 3 mijë euro, duke shtuar tutje se bëhet fjalë vetëm për individë që kanë punuar nga 24 orë dhe që kanë marrë pagesat për orët shtesë.

„Këtu duhet ta bëjmë një sqarim edhe për këtë 2500 dhe 3 mijë euro. Njësitë speciale operative gjatë operacioneve në Veri kanë qëndruar me javë dhe muaj pa u kthyer në shpi.

Ata kanë qëndruar 24 orë në punë, 16 orë i kanë pasë orë shtesë. Me një vendim të ministrit janë paguar orë shtesë.

Është e vërtetë që ka pas polic të njësive operative në veri që kanë qëndruar dy tri javë ditë në punë pa shkuar në shtëpi, dhe iu kanë paguar orët shtesë dhe i ka dalë paga 2 mijë dhe 3 mijë euro.

Paga bazë është 619 euro pavarësisht ku punon, a është në veri, jug apo qendër të Prishtinës.

Këtu duhet bërë ndarjen e orëve pas orarit të punës.

Nuk ka pagë të policit 2 mijë, 2500 apo 3 mijë euro. Ndërkohë kur njeriu flenë edhe në vend të punës, kjo e ka bërë të vetën që disa individë kanë marrë pagë me orë shtesë 2500 euro, për 3 mijë nuk e di, por ka mundësi.”, ka thënë Zeqiri në FRONTAL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *