Një ditë më parë Gazeta Sinjali raportoi për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, biznesmenit Isni Jemini, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.
Zana Berisha e cila e ka përfaqësuar Kosovën në Miss Univers, ishte kritikuar për prezantimin që i bëri Kosovës, teksa në videon promovuese fliste në përgjithësi për Kosovën pa dhënë detaje duke rënë shpesh në përsëritje.
Në një intervistë për Prive, Zana kishte thënë se intervista është incizuar në orën tre të mëngjesit dhe se ka qenë shumë e lodhur.
“Pas dy orë gjumë na kanë thirr të bëjmë një prezantim për vendin tonë, nuk mendoj që një njeri me dy orë gjumë duke qenë i stërlodhur nuk mendoj që kish mujt me fol rrjedhshëm, edhe unë kam qenë personi i parë që e kam bërë incizimin, kjo është edhe arsyeja pse kam fol në atë formë”, ka thënë Zana Berisha.
“Kosova është një vend i vogël, ka popullsi të vogël, domethënë nuk është vend i madh“, tha ajo.