Inter Miami “peshkon” prapë në Barcelonë, e do edhe Sergi Roberton

Inter Miami është bërë një “mini-Koloni” e Barcelonës.

Klubi amerikan po mundohet t’i bëjë bashkë yjet e dikurshëm të këtij klubi.

Futbollistja Alisha Lehmann zbulon se superylli i futbollit ia ofroi 100 m…
Aktualisht, pjesë e klubit nga liga MLS janë Lionel Messi, Sergio Busquets e Jordi Alba, të cilët përfunduan në Amerikë në verën e këtij viti, shkruan EO.

Atyre gjatë janarit pritet t’ju bashkohet edhe Luis Suarez, i cili aktualisht luan tek Gremio në Brazil, ndërsa Andres Iniesta ishte pranë transferimit në klubin nga Florida, por në fund e zgjodhi një tjetër destinacion.

E ish-bashkëlojtarëve të tij në Miami mund t’ju bashkohet edhe Sergi Roberto.

31 vjeçari mund të largohet nga Barcelona në verën e ardhshme pasi ka përfunduar në hije të përforcimit Joao Cancelo, i cili në “Camp Nou” përfundoi nga Manchester City.

Sipas mediave spanjolle, Roberto mund ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut për t’iu bashkuar shokëve të tij në Inter Miami nga vera e vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *