Bërnabiq propagandon para emisarit slloven: Prishtina po ushtron dhunë ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare

Qeveria serbe ka njoftuar për vizitën e emisarit të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, në Serbi, i cili shkoi atje për situatën e fundit të krijuar pas sulmit terrorist në Banjskë.

Por, në këtë takim, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka rritur propagandën ku në listën e atyre ndaj të cilëve “ushtron dhunë” kryeministri Albin Kurti shtoi edhe etnitë tjera joshqiptare që jetojnë në Kosovë.

Në njoftim u tha se Bërnabiq ka thënë se “Beogradi ka vënë në dukje shumë intensivisht brutalitetin, dhunën dhe diskriminimin ndaj të cilit serbët dhe të tjerët, popullsia joshqiptare në Kosovë, është e ekspozuar për një kohë të gjatë”.

Bërnabiq theksoi se “Prishtina ende nuk është duke ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me deeskalimin e situatës në veri të Kosovës dhe se Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk është formuar, ndonëse janë të obliguara ta bëjnë këtë me Marrëveshjen e Brukselit, e cila u nënshkrua më shumë se 10 vjet më parë”.

Frangeš falënderoi për informacionin e detajuar rreth situatës në Kosovë, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Ai shtoi se Sllovenia i jep mbështetje të plotë “procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *