Menaxheri i një banke në Gjilan, raportoi për para që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë mbi 1 mijë euro

Një menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat ka hasur në disa monedha në vlerë rreth 1,250 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Nëna Terezë”, në Gjilan.

Sipas raportit, rasti është në procedurë hetimore.

“Një mashkull kosovar menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat kanë hasur në disa monedha në vlerë rreth 1250€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *