Bayerni del me deklaratë zyrtare për postimin pro-Palestinë të futbollistit e tij

Bayern Munichu ka dalë me deklaratë zyrtare për postimin pro-Palestinë në rrjetet sociale të futbollistit të tij, Noussair Mazraoui, i cili nuk stërviti dje me ekipin, ndërsa e pati një bisedë më pas me zyrtarët e klubit bavarez.

Futbollisti e fshiu ndërkohë postimin e tij, ndërkohë që klubi gjerman kërkoi llogari nga ai, pasi sportistët nuk preferohet të bëjnë postime politike apo nacionaliste në përkrahje të një vendi.

“Noussair Mazraoui na ka siguruar në mënyrë të besueshme se, si një person paqedashës, ai e refuzon dhe e kundërshton me vendosmëri terrorin dhe luftën. Ai është penduar nëse postimet e tij kanë shkaktuar acarim apo irritim”, thotë Jan-Christian Dreesen, shef ekzekutiv i Bayernit, duke shtuar: “FC Bayern e dënon sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.”

Ndërkohë, Mazraoui e ka dënuar çdo lloj terrorizmi dhe çdo organizatë terroriste.

Bayerni dhe Noussair Mazraoui e kundërshtojnë me vendosmëri konfliktin në Lindjen e Mesme dhe dhunën e saj të transmetuar edhe në Gjermani nga protestuesit, një vend që angazhohet gjithmonë për paqe.

“FC Bayern qëndron në anën e komunitetit hebre në Gjermani dhe është në anën e Izraelit: asgjë nuk e justifikon vrasjen e fëmijëve dhe familjeve”, shkruan gjiganti bavarez.

Bayerni tutje njofton se Noussair Mazraoui mbetet në ekipin e Bayernit, por që aktualisht është jashtë skuadrës shkaku i një lëndimi që e ka pësuar me Kombëtaren e Marokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *