Është ndaluar nga Policia e Kosovës mësimdhënësi Dalip Meleqi, i cili një ditë më parë u pa në një video-xhirim duke e keqtrajtuar një nxënëse në klasë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se Meleqi është ndaluar nga Policia dhe po intervistohet.
Ai tha se ende nuk ka vendim për masë të paraburgimit apo masë tjetër të sigurisë.
“Është duke u intervistuar në polici në prezencë të avokatit”, ka thënë Gashi.