PDK-ja e çon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Përparim Gruda nga PDK ka thënë se ndryshimet në këtë ligj kanë për qëllim ta nënshtrojnë dhe ta kapin këshillin e pavarur për shërbyes civilë.

Andaj, tha ai kanë vendosur që ta kontestojnë në Kushtetuese.

“Sot kemi dorëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për ndryshimin e ligjit aktual për Këshillin e Pavarur të Shërbimit Civil të Kosovës.

Pothuajse në fillim të këtij mandati e kemi kontestu shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në këtë gjykatë dhe Kushtetuesja na ka dhënë të drejtë në disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të këtij institucioni. Ndryshimet në këtë ligj kanë vetëm një qëllim ta nënshtrojnë dhe ta kapin organin e pavarur kushtetues, këshillin e pavarur për shërbyes civilë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *