PDK e çon sot edhe një lëndë në Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës, sot do të dorëzojë një tjetër lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

Dorëzimi do të bëhet në orën 11:00, ka njoftuar zyra për media e PDK-së.

Ky subjekt politik nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e lëndës që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

PDK në njoftim për media rreth takimit të strukturave të saj partiake ka bërë me dije se “në takim u diskutua edhe për mosdekretimin e Kryeprokurorit të shtetit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, vendim të cilin po e shqyrtojnë ekspertët ligjor të PDK-së, të cilët me kohë do të propozojnë veprimet për trajtimin e kësaj çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *