A u la Radoiçiq të ikë? Qalaj zbulon bisedat me policë të Njësisë Speciale që ishin në Banjskë

Deputeti i PDK-së dhe ish-Drejtori i Policisë së Kosovës në një intervistë në FORNTAL të T7 është pyetur edhe rreth akuzave dhe teorive që qarkullojnë se mbase Milan Radoiçiq u lejua që të ikë nga Banjska më 24 shtator.

Qalaj në këtë intervistë në T7 ka thënë se nga bisedat që ka pasur me pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës që kanë qenë në Banjskë nuk e ka fituar një përshtypje të tillë, pra që Radoiçiq ka mundur të lejohet që të ikë.

Ish-Drejtori i Policisë ka thënë se i njeh pjesëtarët e Njësive Specviale dhe potencon që ata nuk do të kishin dëgjuar askënd edhe nëse do t’iu thuhej që ta linin dikë të ikte, aq më shumë kur e kanë pasur një koleg të tyre të vrarë.

“Unë mbetem i rezervuar. Kam biseduar me policë të njësisë speciale. Dhe s’e kam fituar përshtypjen se ata i ka urdhëruar dikush ta lejojnë atë të largohet. Prandaj në këtë temë dëshiroj të jem edhe profesional meqë kam të kaluar në polici. Nuk besoj kurrë që Njësia Speciale që humbën një vëlla në uniformë që edh epo t’iu kushte thënë dikush do t’i kishin lejuar të ikin. Së paku ashtu i njohë. Në situata të tilla ata janë që vendosin se si veprojnë. Ata ndoshta kanë vepruar ndonjë dalje që nuk janë vërejtur nga ish-kolegët e mi. Ata janë gjiruar por janë gjiruar nga droni. Neve na duket afër. Por nëse merret parasysh terreni, ende s’guxoj të besoj dhe s’mund të besoj që dikush ka marrë guxim që të hap një korridor. Duke i njohur njësite speciale këtë s’guxoj ta besoj”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka thënë se edhe nëse do të kishte urdhëruar dikush nga Prishtina, e që sipas tij askush s’guxon ta lëshojë një urdhër të tillë, pjesëtarët e njësisë speciale nuk do ta zbatonin një urdhër të tillë kurrë.

“Edhe nëse ka urdhër nga Prishtina, nuk besoj që njësia speciale do të kishte.. meqë ai urdhër është i kundërligjshëm. Askush s’ka të drejtë të urdhëroj dikë që të lëshojë kriminelët. Unë e di që ata djem që punojnë në njësinë e parë intervenues qoftë në njësinë special operative një urdhër të tillë nuk besoj që do ta kishin zbatuar kurrë”, ka shtuar Qalaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *