Në TikTok po qarkullon një faqe për Policinë e Kosovës, ku po publikohen foto e video të ndryshme prej aksioneve në territorin e Kosovës, e sidomos nga veriu.
Mirëpo, ky profil del të jetë mjaft i rrezikshëm për vetë Policinë dhe familjarët e tyre.
Nga ky profil i TikTok-ut po mirren të dhënat e Policisë, e më pas po shantazhohen familjarët e tyre, shkruan gazeta Neutral.al.
Me këtë veprim nga ky account po i bënë favore Serbisë dhe po i rrezikon jetët e policëve dhe familjarët e tyre, pasi që po shpërndahen të dhënat e tyre personale dhe fotografi të tyre gjatë aksioneve policore.
Gazeta Neutral.al mëson se personi që po i shpërndan këto video të Policisë, mund të jetë edhe vet zyrtar policor, andaj kërkohet nga institucionet tona që të marrin veprime konkrete, të hetohet se kush është personi, të supendohet dhe të mbyllet ky profil.
Madje, Policia e Kosovës, e ka edhe të ndaluar që foto e video prej aksioneve që ndërmarrin, të publikojnë në rrjete sociale.
Presim që institucionet dhe krimet kibernetike të mirren me këtë faqe dhe të mbyllet sa më shpejt sepse dëmi është i madh për sigurinë e policëve.
/Gazeta Neutral.al/