Veprimtari Uk Lushi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ia plotësojnë nevojat Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se pushteti duhet të i jap policisë atë çka e meriton.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se pa mbështetjen e duhur Policia e Kosovës nuk mund ta mbron as shtetin e Kosovës.
“Jepni policisë çka meriton policia. Pa forca të sigurisë shteti dhe pushteti bien në fërfëllazën e parë. Forcat e sigurisë pa mbêshtetje dhe kompenzim meritor nuk mund e mbrojnë as shtetin dhe as pushtetin. Pushteti që vetëm shfrytëzon policët nuk meriton të paguhet”, ka shkruar Lushi.