Marigona Geci: Shteti t’ia kthejë familjes pasurinë e konfiskuar të Xhafer Devës

Marigona Geci e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë hapa që të kërkojë nga shteti t’i rikthehet pasuria e konfiskuar familjes së ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Deva.

Deputetja ka thënë se në prill të këtij viti ka pranuar një letër nga familja Deva e Mitrovicës.

Në letër, ajo thotë se familja Deva ka kërkuar që pasuria e ‘konfiskuar jashtëligjshëm nga regjimi jugosllav’ t’i rikthehet sërish familjes.

“Familjes Deva nuk i është kthyer kurrë pasuria e konfiskuar nga ushtria jugosllave. Tani është e lehtë të kuptohet se kush ishte Xhafer Deva. Ka dokumente të CIA-s që tregojnë se Xhafer Deva ishte ministri më i suksesshëm i Punëve të Brendshme të Shqipërisë me 78 mijë metra katror”, ka thënë ajo.

“Unë kërkoj nga kjo mazhorancë që bashkë me ne t’ia kthejë pasurinë familjes Deva”, ka thënë Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *