Pasi ‘plasi’ sherri për Loredanën, ky është veprimi i radhës nga Noizy dhe Mozzik

Para disa javësh Noizy dhe Loredana sollën bashkëpunimin e tyre “Heart attack”, ku u prit mjaftë mirë nga publiku.

Përveç suksesit ky bashkëpunim i dyshes ka sjellë dhe kunja e reagime të ndryshme nga Mozzik.

Një video e reperit Cllevio ka qarkulluar në rrjet, ku reperi dihet se ka rivalitet të hapur me Noizyn.

Në video ai dëgjohet duke bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti.

Reperi i ka bërë këto aludime përpara se të publikohej bashkëpunimi i Loredanës me Noizyn dhe si duket kjo gjë ka sjellë dhe krisjen e miqësisë mes reperit dhe Mozzik.

Fundi i miqësisë ka quar deri tek fshirja e bashkëpunimit të tyre të suksesshëm muzikor të titulluar “Bonjour Madame”, i cili nuk gjendet më në Youtube.

Duket se Mozzik ka vendosur të shpallë “luftë” të hapur ndaj Noizyt.

Dy reperët i kanë fshirë postimet e tyre me njëri- tjetrin në rrjetet sociale. Nuk e dimë ende nëse Loredana është arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë mes dyshes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *