Banorëve të fshatit Vitomiricë në komunën e Pejës mbrëmjen e së shtunës iu prish rehatia si pasojë e të shtënave me armë zjarri që u dëgjuan aty pari.
Sinjali mëson se mbrëmë një 60-vjeçar ka deklaruar në Polici se rreth orës 22:20 në rrugën afër shtëpisë së tij janë dëgjuar krisma si pasojë e breshërisë së plumbave. Për fatin e mirë nuk raportohet për pasoja në njerëz, e as dëme materiale.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur 30 gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast. Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.