Musliu e lexon mesazhin e policit kufitar: Rrezikshmëria është e lartë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, gjatë fjalimit të saj në Kuvend e lexoi një mesazh që e kishte marrë nga një polic kufitar.

Musliu tha se nëpërmjet këtij mesazhi nënkuptohet se gjendja është e tmerrshme.

“Jam polic kufitarë, dhe gjendja në policinë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, tha Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *