Fundjavën që lamë pas mbylli aventurën e saj në spektaklin italian Big Brother, shqiptarja Heidi Baci.
Ndonëse një prej banoreve më të pëlqyera, ajo vendosi ta braktisë Tv Show-n, pas një takimi me të atin i cili shprehu zhgënjimin për marrëdhënien e saj me aktorin, Massimiliano Varrese.
I pyetur se si ndihet duke e parë Heidin nga një tjetër pozicion, babai i saj u shpreh mjaft i zhgënjyer.
“I shkatërruar, mami nuk të shikon më”, tha ai.
Historia e dashurisë mes Heidi Bacit dhe Massimiliano Varrese krijoi pasoja edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Italia.
Babai i saj, Genti Baci tregoi se si kjo marrëdhënie kishte mërzitur familjen.
“Ke bërë një zgjedhje që na ka habitur, unë dhe nëna jemi të shkatërruar. Ai është një burrë më i madh se unë, që së shpejti do të dalë në pension”, komenton babai.
“Unë nuk të njoh më. Mami as nuk të shikon më”.
“Sonte do të të largoj nga këtu”, vazhdon babai i Heidit, ndërsa e akuzon atë se nuk diti ta largonte me vendosmëri.
“Nuk do të lejoj njeri të shkelë dinjitetin e vajzës sime dhe ta bëjë nënën tënde të ndihet keq. I kam premtuar se do të të marr në shtëpi sonte”.
Të dy u përqafuan dhe Heidi sqaroi se tashmë i ka dhënë fund me Massimilianon.
Ndonëse çështja dukej se përfundoi aty, Heidi u kthye tek banorët e tjerë duke qarë.
“U ngatërrova. Më duhet të dal, mami është sëmurë. Unë jam e shqetësuar për të”, thotë ajo mes lotësh.
“Dua ta braktis programin. Nëse nëna ime nuk më shikon më do të thotë se është shumë e sëmurë”, përsërit ajo.