Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës pasi që qeveria e këtij vendi dhe opozita janë pajtuar për zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm.
Sanksionet do të lehtësohen për naftën e Venezuelës, gazin dhe sektorin e arit, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Zgjedhjet e reja në Venezuelë do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe do të monitorohen nga ndërkombëtarët.
Sanksionet e tjera të vëna për shtypjen e protestuesve dhe minimit të demokracisë mbetet në fuqi.