Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë.
Një person pasi kishte furnizuar veturën me gas, kishte hyrë brenda dhe kur ka ndezur cigaren i është përfshirë vetura nga zjarri.
Katër persona, shoferi dhe tre pasagjerë, kanë pësuar lëndime trupore nga zjarri dhe janë duke u trajtuar në QKUK.
I dyshuari për ndezjen e zjarrit, shoferi i veturës, është arrestuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.