Në orët e para të së hënës, në Carrabreg të Epërm të Deçanit ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sinjali mëson se lidhur me rastin po dyshohen dy person (babë e bir, 38 dhe 20 vjeç) njëri prej të cilëve ka përfunduar në ndalim policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari L.L., ka shkuar te shtëpia e një 41-vjeçari dhe nga vetura e tij ka gjuajtur në drejtim të shtëpisë së viktimës.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, teksa motivi i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme.
Mësohet se posa Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit, teksa arma është gjetur në shtëpinë e të dyshuarve.
Babë e bir, të dyshuar për këtë rast janë arrestuar, teksa Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim vetëm ndaj 41-vjeçarit, nën dyshimet për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.