Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të mos e dekretuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.
Szunyog ka thënë se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, thekson nevojën e madhe për një proces të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë që bazohet në merita, që është transparent dhe fer.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, zgjedhje kjo që sipas Szunyog është vonuar.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit.”, ka shkruar ai.