Phillips tregohet i sinqertë: E meritova kartonin e kuq ndaj Italisë

Anglia ka arritur një fitore shumë të madhe ndaj Italisë me rezultat 3-1 dhe kësisoj zyrtarisht ka siguruar plasmanin në Euro 2024.

Tre Luanët kanë triumfuar me rikthim pasi ishin mysafirët që të parët kaluan në epërsi.

Megjithatë lojtari më në fat ishte mesfushori anglez Kalvin Phillips që nuk u përjashtua nga loja, pasi ndërhyrja e tmerrshme ndaj Barellas u sanksionua vetëm me karton të verdhë.

Vetë mesfushori i Manchester Cityt, u tregua i sinqertë pas ndeshjes teksa u shpreh se ishte me fat që nuk përfundoi jashtë me karton të kuq.

“Doja ta godisja veten me shkelma kur u ndëshkova me karton. Ndoshta isha me fat që nuk u përjashtova. Me shumë mundësi ndodhi prej mungesës së aktivizimit me klubin tim”, tha Phillips.

“Unë dua të luaj gjithmonë, sa më shumë të jetë e mundur, por nuk po ndodh prej një viti e gjysmë”.

“Mundohem të jem gati për çfarëdo që të ndodhë, por më duhen minuta. Sepse dua të shkoj në Evropian”, u shpreh mesfushori anglez.

Phillips nuk po luan shumë te City dhe largimi i tij në janar është mëse i mundur, ku Bayern Munich ka shprehur interesim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *