Ofendime, ironi, dilema etj: Një përmbledhje e dramave të showbiz-it së fundmi

Ky sezon i ri nuk ngjan aspak me vjeshtën në fakt, por me një verë tipike me temperatura të larta që duket se ka “nxehur” edhe situatat në botën e showbiz-it.

Më shumë se për projektet e reja muzikore, artistike apo formatet televizive, kjo vjeshtë do të mbahet mend për përplasjet dhe dramat e shumta. Ne po ju sjellim një përmbledhje nëse ju ka rastisur të jetoni në shpellë këto kohë.

Po Dafina dhe Sara ç’patën?

Mjaftoi vetëm një koment i Ledrit që të ndizte “gjakrat” mes dy vajzave, më konkretisht partneres së tij Sara Hoxha dhe ish-it, Dafina Zeqiri. “Goditjet” virtuale mes dy vajzave nuk qenë goxha direkte. Njëra nuk e kupton hatërmbetjen e tjetrës, ndërsa Dafi i kërkoi Sarës që të kujdeset për burrin…

Beatrix dhe Alban Ramosaj “sulmohen” nga Albano Bogdo

Në programin e tij të ri në Vizion Plus, “Albano Show”, aktori komik u shpreh: “Ai e di ti kush është Alban Ramosaj? [Alban Ramosaj] është ai tipi që i q** motrën Donaldi në ‘Big Brother’” duke ndezur shumë kritika në rrjet. “Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit e mbi të gjitha, shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo, i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato me krenari, duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”,” iu përgjigj ndër të tjera Beatrix.

Melinda Ademi ironizon Dafinën

Një postim i Melinda Ademit në Threads u konsiderua thumb kundrejt Dafina Zeqirit. Dafina shkroi në Threads: “Ndihem ekstremisht krenare dhe e lumtur kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave sesa të meshkujve që më vijnë në koncerte! Gratë që mbështesin dhe duan gratë e tjera është super fuqi.” “Ti veç feministe s’je”,” ironizoi Melinda.

Konflikti i Feros dhe Arbenitës

Fero dhe Arbenita rindezën debatin e tyre dhe së fundmi, ish-reperi paralajmëroi se do të padisë Arbenitën për rrëmbim të vajzës nëse ajo largohet nga Kosova.

Përplasja mes Ina Kollçakut dhe Ilir Shaqirit

Në spektaklin “Dancing with the stars”, konkurrentja Ina Kollçaku pati një përplasje me kryetarin e jurisë, Ilir Shaqirin, mbi komentet e këtij të fundit për balerinin që e shoqëron në skenë, Eltionin, me të cilin Iliri ka pasur disa debate gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 1”. Ina u shpreh se nuk do ta lejonte që Iliri të diskutonte për Eltionin, ndërkohë që sipas saj, duhet të merret me të si konkurrente, jo balerinin.

Ndahen Ledri dhe Sara?!!!

Marrëdhënia e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, pas mungesës së Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Sara u shfaq si aktore. Përpos kësaj, intervista e Sarës në “Më lër të flas” – ku sipas njerëzve u prek disi kur u pyet për mungesën e Ledrit dhe reagoi e sikletosur – bëri që në shumë komente të përflitej se ata po kalonin një krizë. Në një postim në Instagram, Sara la të nënkuptohet se gjithë çfarë shohim në rrjete sociale është vetëm një anë e asaj që njerëzit zgjedhin të ndajnë me të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *