Anita Haradinaj – opinioniste e Big Brother VIP Kosova edhe këtë sezon

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes spektakolare të 20 tetorit, Big Brother VIP Kosova vazhdon të na surprizojë.

Madhështia e programit të netëve ‘Prime’ do të jetë edhe më e madhe falë panelit të opinionistëve, një prej të cilëve është gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane.

Por, karrigia tjetër e opinionistes është rezervuar enkas për një nga gratë më të bukura dhe më transparente në trojet shqipfolëse. Po, pra besoj e kuptuat se për kë bëhet fjalë!

Është Anita Haradinaj – prezantuesja e njohur televizive, ajo që bashkë me Mane do të komentojë veprimet e banorëve të kastingut brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Për Anitën, ky do të jetë sezoni i dytë që ajo merr mbi supe rolin e opinionistes, pasi e njëjta, është shfaqur edhe në edicionin e parë të BBVK-së, po ashtu në pozitën e njëjtë.

Haradinaj e Mane do të shprehin mendimet e tyre mbi banorët, sjelljet dhe ngjarjet që ata krijojnë brenda hapësirave të shtëpisë si dhe çdo detaj tjetër rreth formatit në përgjithësi.

Big Brother VIP Kosova fillon transmetimin nga 20 tetori, ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *