Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Pekin është takuar edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe se kanë pasur një bisedë të shkurtër.
“E pash presidentin Putin dhe biseduam shkurtimisht, shumë shkurt, nuk patëm takim bilateral”, tha Vuçiqi, raporton “Tanjug.
Ai u tha gazetarëve se kishte vënë re se presidenti i Rusisë, siç tha ai, “po shpërthente nga vetëbesimi”.
“Pashë që ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me presidentin kinez Xi dhe kryeministrin hungarez Orban. Unë fola me Orbanin për seancën e ardhshme të Këshillit Evropian dhe për disa lojëra të tjera që po zhvillohen atje dhe rreth nesh dhe për disa gjëra të tjera. Mendoj se ishte e dobishme”, tha Vuçiqi.
Vuçiqi gjatë qëndrimit në Kinë është pritur në takim edhe nga presidenti i vendit, Xi Jinping.