Bastisje në 13 lokacione, përfundon operacioni i Policisë së Kosovës në veri

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës që u zhvillua në 13 lokacione në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, ka përfunduar. Janë kryer bastisje në shtatë lokacione në Mitrovicën e veriut, tri në Zveçan dhe tri në Leposaviq”, tha Elshani.

Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës ka bllokuar 20 rrugë ilegale që kanë qenë në kufi me Serbinë.

Bllokimin e rrugëve e kanë bërë me beton, gurë e gjëra të tjera.

Kujtojmë se aksioni i sotëm i policisë lidhet me rastin e Banjskës që ndodhi më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *