Vazhdon bastisja në Leposaviq

Policia e Kosovës është duke vazhduar akoma bastisjet në Leposaviq.

Gjatë bastisjes së një shtëpie, në vendin e ngjarjes të pranishëm janë edhe forca të EULEX-it.

Ndryshe, që nga mëngjesi i 17 tetorit, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar disa bastisje në veri të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se gjithçka është duke shkuar në rregull dhe se nuk ka asnjë të arrestuar.

Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.

Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *