Rama: Do t’i drejtohem KE-së për “përrallat” raporti të Dick Martit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Këshillit të Evropës, lidhur me pabazushmërinë e raporti të Dick Martit dhe influencën ruse në ato, siç i quajti përralla të shtëpisë së verdh.

“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë. Do të shkojë personalisht në Strazburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse në këtë përrallë të një shtëpie të verdh dhe trafikut të organeve”, tha ai

Lidhur me akuzat se është proserb, Rama u përgjigj se rajonit nuk i duhet një Serbi e radikalizuar.

“Jam vëllau i Vuçiqit dhe ju e dini këtë. E keni bërë status timin se unë jam vëllau i Vuçiq. Neve nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne duhet të bëjmë çmos që të rrisim mundësitë për të integruar këtë pjesë të Evropës”, tha ai.

/indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *