Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka bërë të ditur se ky shtet ka pezulluar liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se kjo është bërë për shkak të mos mbajtjes së fjalës për respektim të marrëveshjes dhe depërshkallëzim të situatës në veri.
“E them më shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë, dhe fjala e dhënë nuk po mbahet, pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme sepse është kushti i paqes në gjithë zonën”, tha Macron në një konferncë për media në Tiranë, bashkë me kryeministrin Rama.