Që kur e bën publike lidhjen, modelja shqiptare Jori Delli dhe partneri i saj, reperi italian Fred De Palma i kanë shpeshtuar postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.
Dyshja bëjnë dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin, teksa tregoi se po e shijojnë pafund lidhjen pas ribashkimit.
Edhe së fundmi, ishte ish-banorja e BBVA 2 ajo që postoi një foto romantike ku reperi shihet duke i dhuruar një puthje në ballë.
Në postimi, Jori ka treguar se ata janë rikthyer në Itali pas një qëndrimi disa ditor në Tiranë.
Më pas, Jori tregoi se ajo po e shoqëronte Fredin edhe gjatë punës së tij për projekte të reja muzikore në studio.
Vetëm pak ditë më parë, modelja foli publikisht për romancën e saj me italianin, duke treguar se dyshja ishin ribashkuar pas një periudhe ndarjeje prej disa muajsh.
Pas rikthimit, Jori tha se ata kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe se është e gatshme të martohet dhe të bëjnë fëmijë.