Dje është rrëzuar një avion serb në zonën e Kavallas në Greqi. Mësohet se bëhet fjalë për një avion Antonov dhe ka rënë rreth 40 km larg aeroportit të Kavallës ku ishte nisur për të bërë ulje emergjente.
Në video ku shihet rrëzimi i avionit, shihen edhe banorët të shqetësuar për fatin e avionit pasi kuptojnë se diçka nuk shkon me fluturimin e tij.
”Ku po shkon?” dëgjohet të thotë një grua në videon e publikuar në mediat greke.
Disa sekonda më vonë ata shohin një shpërthim të madh. “Ai ra” thërrasin ata njëzëri..
“ Ah o Zot, ra, a mendon se ka shtëpi atje? “, dëgjohen të thonë disa të tjerë.
Sipas dëshmitarëve, avioni është përplasur në një fushë me misër dhe për mrekulli nuk ka persona të lënduar nga ana e banorëve të zonës. Informacionet nga mediat greke flasin për një ngarkesë municionesh në avion, ndërsa në bord ndodheshin vetëm 8 anëtarët e ekuipazhit