BBC: Qëllohet një person i dyshuar për sulmin terrorist në Bruksel

Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë i cili dyshohet se ishte i armatosuri që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

BBC fillimisht raportoi se burri u qëllua për vdekje në një kafene në lagjen Schaerbeek, ndërsa më pas thuhej se vetëm është qëlluar i njëjti.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari, tha Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Verlinden i tha transmetuesit publik flamand VRT se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *