Linjat ajrore në të gjithë botën kanë anuluar më shumë se 25,000 fluturime nga oraret e tyre të fluturimeve për muajin gusht, me rreth 60 për qind të tyre në Evropë.
Një numër kaq i lartë i anulimeve vjen pas mungesës së stafit dhe çështjeve të tjera me të cilat janë marrë aeroportet në Evropë dhe më gjerë në botë, raporton SchengenVisaInfo.
Të dhënat më të fundit të siguruara nga Cirium tregojnë se aktualisht Evropa është zona më e prekur. Deri më tani, në Evropë janë anuluar gjithsej 15,788 fluturime që ishin planifikuar të fluturonin në gusht.
Megjithatë, edhe pse ky është një numër i lartë i anulimeve të fluturimeve, ai përfaqëson vetëm dy për qind të të gjithë orarit të fluturimeve për në Evropë në gusht.
Sipas Cirium, numri më i madh i fluturimeve për muajin gusht janë anuluar nga Turkish Airlines. Ky i fundit anuloi 4408 ngritje vetëm javën e kaluar.
Turkish Airlines pasohet nga British Airways me 3600 fluturime të anuluara, easyJet me 2045 fluturime të anuluara, Lufthansa me 1888 fluturime të anuluara dhe Wizz Air me 1256 fluturime të anuluara.