Fero dhe Arbenita ditën e sotme janë përplasur virtualisht me njëri-tjetrin.
Reperi hodhi akuza se nuk po e sheh vajzën ndërsa Arbenita i paralajmëroi padi nëse i përmend edhe njëherë emrin.
Por nuk ka mbaruar me kaq, padi ka paralajmëruar edhe ish-reperi.
Ai ka shkruar në Instagram se nëse vajza e saj largohet jashtë shtetit do bëjë padi.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Arbenita shkroi se Fero po do lidhje me zor dhe se po përdor vajzën për viktimizim.
Ish-reperi poashtu thotë se seancat gjyqësore do vazhdojnë pasi atij iu lejuan vetëm 3 orë në javë për ta parë Ninën.