Historike: Macron mbërrin në Shqipëri, vizita e parë zyrtare e një presidenti francez – flet Rama

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Macron nuk ishte i pranishëm në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Për këtë vizitë ka folur edhe kryeministri Rama, i cili gjatë paraqitjes te Piramida tha se ndjehet i lumtur që do të takohet me Macron.

“Unë zakonisht duhet të bëj fjalimin më të gjatë, por do të mbaj fjalën më të shkurtër, sepse për të gjithë miqtë e ditës paradite, dita përfundon këtu, por për mua vazhdon me Mbretin e Francës i cili sapo ka zbritur dhe na duhet të vazhdojmë me pjesën tjetër të këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë dhe sigurisht nuk dua të marr nga koha që duhet t’i kushtoj Macron dhe jam shumë i lumtur që për arsye të caktuara këtu nuk kemi vetëm gjeni të vendeve si Winni Mass, por kemi në fakt dhe mjeshtrin e madh të koalicioneve, Mark Rutte kështu që jam shumë i lumtur”, u shpreh Rama.

Teksa pas këtij fjalimi te Piramida, pak minuta më parë veçse ndodhi edhe takimi mes Macron e Ramës, të cilët u përshëndetën me një përqafim të ngrohtë.

Macron do të pritet të martën në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.

Vizita e Macron është historike pasi është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *