Takim pune, Kurti s’jep detaje çfarë diskutoi me Kancelarin e Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz.

Kurti nuk ka dhënë detaje se çfarë ka biseduar me kancelarin gjerman.

”Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në këtë samit diskutohet për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *