Një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Jalë. Një gomone ka përplasur një çift të rinjsh që po qëndronin në çadrën e tyre.
Drejtuesi i mjetit lundrues, një 37-vjeçar me iniciale Gj.P ka qenë duke bërë manovra të rrezikshme, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nē det, ndërsa gomonia është përplasur në breg me çadrën e të rinjve.
Në pamjet e siguruara nga “FaxNews” mund të shihet momenti kur 37-vjeçari pas një manovre të bërë rrëzohet në det. Ndërkohë gomonia me autokomandë bën një hark të çuditshëm dhe shkon drejt shezlongut ku ndodheshin çifti i të rinjve.
Videon e gjeni tek linku më poshtë: