Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në pesë ditët në vijim do të mbajë me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri më 8 gradë celsius, ndërkaq maksimalja do të jetë nga 22 deri më 26 gradë celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hëne- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.
E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.
E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius..
E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s .