Ftohtë, shi, borë dhe diell, mot “lara-lara” po e pret Kosovën gjatë javës së ardhshme

Nga java e ardhshme në vendin tonë do të ketë ndryshim të motit.

Nga nesër paralajmërohet rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Njoftimi i plotë:

Rënie e temperaturave në fillim të javës, me të reshura shiu. Në pjesën e dytë më shumë diell e sërish ngrohtë.

15.10.2023 – Java e tretë e tetorit fillon me mot të ftohtë, me depërtimin e frontit të ftohtë, që sonte gjatë natës sjell edhe kushte për të reshura shiu. Ditën e hënë, nuk mungojnë intervale me diell, derisa dita e martë mbetet kryesisht me vransira, e reshje lokale shiu kohëpaskohe. Në vise të larta malore, nuk përjashtohen mundësi për reshje bore.

Nga dita e mërkurë sërish priten intervale me diell, ndërsa prej të enjtes më të gjata.

Temperaturat maksimale zbresin fillimisht në 13C e 14C. Më pas në rritje deri në 25C ditën e premtë. Minimalet zbresin deri në 4C të martën, më pas në rritje deri në 10C.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

16.10 – Pas shiut herët në mëngjes, ditën mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

17.10 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

18.10 – Vransira dhe intervale me diell.

19.10 – Më ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell.

20.10 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Të hënën frynë erë mesatare nga veriu e verilindja 5-11m/s. Nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin prej jugut e juglindjes dhe frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 2-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, me tendencë të rënies graduale deri në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *