Plazh në mesin e tetorit në Adriatik

Operatorët turistikë thonë se prenotimet në Durrës vijojnë për shkak të motit të mirë

Turizmi nuk ka të ndalur në Durrës.

Ndonëse jemi në mesin e muajit Tetor, qytetarët i janë drejtuar edhe këtë fundjavë bregdetit.

Duke shfrytëzuar motin e ngrohtë me diell pushues kryesisht banorë vendas, por edhe nga qytete të tjera kanë zgjedhur të lahen në det ose të shëtisin në breg.

Qytetarët thonë se koha është e përshtatshme për të pushuar.
“Kjo është periudha që është qetësi se Qershori dhe Korriku ka shumë dyndje dhe tani është qetësi, njerëzit kanë ikur nëpër shkolla. Gjitha i ka kjo kohë tani.”

“Kohë e mirë, ja në plazh.”

“Patjetër, klimë e pastër, ajri. Dielli është shumë i nxehtë.”

Operatorët turistikë në qytetin bregdetar thonë se prenotimet vijojnë për sa kohë moti është me temperatura të larta./Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *