Vishaj flet për të helmuarit në Malishevë: Gjendja e përgjithshme është stabile

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj ka dhënë detaje për rastin ku dyshohet se janë helmuar nga ushqimi disa persona në Malishevë.

Vishaj ka thënë se gjithsej janë 12 pacientë dhe mosha e tyre mesatare është 8-48.

Ai ka thënë se në aspektin e anamezes para gjashtë orëve kanë konsumuar ushqim në një lokal në Malishevë.

Vishaj ka thënë tutje se gjendja e përgjithshme është stabile.

“Kemi marr edhe mbështetje edhe nga menanxhmenti i ShSKUK-së. Në bazë të të dhënave klinike dyshohet që bëhet fjalë për salmonoroz, por jemi në pritje nga raporti i ShSKUK-së”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *