Policia e Kosovës që gjatë mëngjesit të së shtunës ka njoftuar se është duke kryer një aksion policor kërkimi në lidhje me sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ka gjetur te “Tre Rrokaqiejt” një “sasi e armëve dhe mjeteve eksplozive”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë kosovare për rajonin e veriut, Veton Elshani,
“Janë gjetur mjete shpërthyese dhe armë dhe tani ekipi i EOD i KFOR-it është aty, jemi në pritje të verifikimeve të mëtejme”, tha Elshani.
Armët që janë gjetur dyshohen të kenë të bëjnë me rastin e sulmit paramilitar në Banjskë që udhëhoq nga kryekrimineli Milan Radojiçiq.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës shtoi se aksioni po kryhet në katër lokacione në veri. Megjithatë, nuk specifikuan se për cilat dy lokacione të tjera bëhet fjalë, raportuan media serbe.
Elshani ka njoftuar se gjer më tash nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këto gjetje dhe kërkimit në aksionin policor, dhe se aksioni është ende në vazhdim.