Shefi i Zyrës së BE në Beograd e sheh hap pozitiv që Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje

Shefi i Zyrës së BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret ka thënë se vendimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Kosovë është hap pozitiv dhe ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

Giaufret ka thënë se duhet kthyer tek zgjidhjet politike dhe se pas vendimit të “Srpskas” ka potencuar se duhet vazhduar në drejtim të tillë, shkruan Beta.

“Duhet t’i kthehemi zgjidhjes politike. Pamë se Lista Serbe vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, që është një hap tjetër pozitiv dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka deklaruar Giaufret ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *