Realizoi 3800 fluturime, kosovari bëhet kapiten i njërës prej linjave me të mëdha ajrore në Kanada

Kosovari, Mërgim Veliu gjatë kohës së luftës, kur ishte vetëm 7 vjeç, së bashku me familjen e tij ishte strehuar në Kanada. Ai atje kishte vijuar shkollimin e ku aktualisht është duke korrur suksese të shumta, pasi tanimë ai është përzgjedhur edhe kapiten i një prej linjave me të mëdha ajrore në Kanada.

Një një bisedë ekskluzive për Ballkani.info, kosovari Mërgim Veliu ka treguar se tashmë është bërë kapiten i një prej linjave më të mëdha ajrore në Kanada.

Aktualisht Veliu operon në linjat ajrore Kanada-Amerikë.

“Unë punoj në njërën prej agjencive më të mëdha ajrore në Kanada. Momentalisht vijat ajrore të cilat i fluturoj janë Kanada-Amerike”, ka thënë Veliu për Ballkani.info.

Veliu fillimisht këtë profesion e kishte ushtruar si trajnues i pilotëve në Kanada, për tu bërë më pas edhe kapiten.

“Dëshira për tu bërë pilot me ka lindur që nga fëmijëria, dhe çdo herë kam menduar se si kjo dëshirë e imja të behët realitet. Rruga për të arritur synimin tim nuk ka qenë aspak e lehtë. Pas përfundimi të shkollës se aviacionit për të cilën me është dashur t’i përfundoj 200 orë fluturim, kam punuar si instruktor i pilotëve për më shume se tre vite në një shkollë Kanadeze, në të cilën kam qenë edhe kapiten. Me pas kam punuar si pilot i një kompanie Kanadeze e cila ka patrulluar kufirin ujor të Kanadasë mbi Oqeanin Atlantik. Ne vitin 2020 kam filluar punën në agjencinë ku momentalisht punoj. Deri me tani arritur të kem 3800 ore fluturim dhe se fundi jam bërë kapiten i kësaj linje ajrore”, ka rrëfyer Veliu.

Tutje Veliu ka thënë se do të dëshironte që profesionin e tij ta ushtronte edhe në vendlindjen e tij, në Kosovë.

“Është ëndrra ime që të kem mundësi të fluturoj në qiellin e Kosovës. Po te hapej ndonjë agjenci ajrore stabile do te kthehesha për të punuar dhe kontribuar në vendin tim”, ka thënë Veliu.

Dëshira e madhe e tij për të ushtruar këtë profesion ishte qysh në fëmijërinë e hershme, derisa tregon se nuk ka qenë aspak e lehtë që të arrinte deri këtu.

Gjithë njohurit që ka në këtë fushë Mërgimi thotë se me shumë dëshirë do t’i bartë edhe në Kosovë, kurdo që të krijohen mundësitë. /Ballkani.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *