Njësia e krimeve të rënda nga Prishtina bashkë me njësitet e policisë në veri të vendit, janë duke zhvilluar një aksion në disa lokacione.
Policia ka konfirmuar për Indeksonline, se po kërkohen armë, drogë dhe persona të dyshuar.
“Në këtë aksion po kërkohen armë, drogë dhe persona të dyshuar”, tha per Indeksonline zëvëndëskomandati i policisë në veri Veton Elshani.
Sipas disa pamjeve të publikuara, Njësia Speciale shihet në disa rrugë në veri të vendit.
Aksioni ka nisur rreth orës 10:00, përkatësisht provat që kanë të bëjnë me ngjarjet në fshatin Banjskë më 24 shtator.