Njësia policore ka ndaluar vozitësin mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i është refuzuar hyrja në pikën kufitare Jarinje, dhe se dyshohet që ka hyre rrugëve ilegale në Republikën e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Bistricë të Zveçanit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.