Flini me çorape natën? Një shprehi që nuk preferohet

Shprehia për të fjetur me çorape natën, nuk duket edh aq e mirë.

Është mirë ta bëni herë pas here nëse keni të ftohtë, por mos e bëni shumë shpesh, sepse ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë disa infeksione të lëkurës.

Ndikon në qarkullim

Çorapet i mbajnë këmbët të ngrohta, gjë që mund ta rritë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por, nëse mbani çorape për një kohë të gjatë, efekti është i kundërt dhe rrjedha e gjakut zvogëlohet.

Rreziku për infeksione të lëkurës

Kushtojini vëmendje llojit të pëlhurës nga janë bërë çorapet tuaja. Materialet sintetike, të tilla si poliesteri ose najloni, nuk janë të rehatshme në lëkurë dhe nuk lejojnë që këmbët tuaja të marrin frymë. Djersitjet e natës janë mjaft të zakonshme dhe nëse flini nën mbulesa të rënda, mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë krijon terrenin perfekt për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.

Nëse disa substanca të forta, të tilla si ngjyra dhe rrëshira, janë përdorur për të bërë çorape, shanset janë të larta që të zhvilloni acarim dhe skuqje. Nëse shiritat elastikë që mbajnë çorapet në këmbë janë shumë të ngushta, mund të zgjoheni me shenja të dhimbshme dhe të kuqe. Ashtu si çdo veshje e ngushtë, çorapet me shirita elastikë të ngushtë mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut duke shkaktuar ënjtje.

Ndikon në temperaturën e trupit

Kur pushoni natën, trupi vazhdon të punojë dhe shumë gjëra ndodhin gjatë gjumit. Temperatura e trupit ndryshon disa herë gjatë natës dhe ne flemë më mirë kur jemi më të freskët. Nëse mbathni çorape që nuk janë prej pëlhurash që marrin frymë, temperatura e trupit tuaj mund të rritet dhe t’jua shqetësojë gjumin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *