Tragjike: Pasi u raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete 4-vjeçari në një fshat të Obiliqit

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është zhdukur në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se më të marrë njoftimin, është mobilizuar dhe ka dalë në kërkim. Përmes njoftimit, kjo shoqatë deklaron se fatkeqësisht 4-vjeçari është gjetur pa shenja jete.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeqar në Raskovë të komunes së Obiliqit, pjestarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde.

Pas kërkimeve intenzive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeqar por fatkeqësisht pa shenja të jetës.

Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *