Reagon gruaja e Haradinajt: Nasimin nuk e kanë liruar, s’pritet drejtësi nga Gjykata që merret me thashetheme

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë. Kjo është konfirmuar ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Megjithatë, i njëjti fat nuk i priu edhe Nasim Haradinajt kërkesa e të cilit, sipas avokatëve, pritet të rishqyrtohet pas dy muajve.

“Unë këtë lajm e di prej dje, nga ana e avokatëve. Pra, është marrë vendim për lirimin e Hysni Gucatit. Për Nasimin jo. Për Nasimin kanë thënë se do të rishqyrtohet vendimi pas dy muajve”, ka thënë Klinaku.

Së fundmi ka reaguar Gjejlone Haradinaj bashkëshortja e nënkryetarit të OVL-UÇK-së. 

Ajo, përmes statusit në Facebook, ka konfirmuar se nuk është liruar Haradinaj derisa shprehu edhe njëherë dyshimet rreth drejtësisë nga Gjykata Speciale.

Sot e morem lajmin nga Avokati se Nasimin se kan lirue . Spritet drejtësi nga Gjykata që mirret me thashe themet e rrjetve sociale .Sa i qetë dhe krenar ishe kur folem në telefon. Asnje padrejtesi nuk ja arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mu force dhe durim.Je krenaria jonë❤️🇦🇱“, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *