Gjatë Procesit të Berlinit në Tiranë pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë të hënën drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Scholzit, në Samitin e Berlinit do të jenë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, bisedimet do të mbulojnë çështjet e bashkëpunimit rajonal, integrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në tregun e brendshëm të BE-së dhe ndryshimin ekologjik dhe digjital në Ballkan, shkruan Finanzen.

Po ashtu, në margjinat e Procesit të Berlinit pritet të diskutohet edhe për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, tha Hebestreit.

Pjesëmarrja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ende e pakonfirmuar dhe ende nuk dihet nëse i njëjti do të udhëtojë për në Tiranë, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *